Tre raste pozitive me coronavirus te klubi i Bundesligës.
Koln ka konfirmuar se tre pjesëtar të stafit të klubit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Koln u rikthye në stërvitje me 6 prill ashtu si disa klube tjera në Bundesliga, duke u stërvitur në grupe të vogla me masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Sido që të jetë, ata kanë lëshuar një njoftim të premten mbrëma duke konfirmuar se kanë tre raste pozitive në klub.
Treshja e paidentifikuar nuk kanë treguar simptoma të virusit ndërsa tani do të vet izolohen për së paku dy javë, derisa do të bëhen teste në vazhdimësi.
Pavarësisht kësaj, Koln ka thënë se stërvitja do të vazhdojë ashtu siç ishte planifikuar.