Tashmë kur kanë mbetur vetëm disa ditë që Donald Trump të përurohet si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përndjekësi i tij i madh, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti i Drejtësisë.
Këshilltari i Posaçëm, Jack Smith, siç raportoi “Politico” ka përfunduar punën e tij në dy hetime penale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe dha dorëheqjen të premten nga Departamenti i Drejtësisë.
Fjala për largimin e Smith erdhi në një dosje gjyqësore që zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë iu dorëzuan gjykatëses së qarkut të SHBA Aileen Cannon të shtunën pasdite, duke i kërkuar asaj të mos e zgjaste një urdhër gjykate që ajo lëshoi javën e kaluar që bllokonte publikimin e raportit përfundimtar të Smith, i cili iu dorëzua drejtuesve të departamenteve të martën.
Kujtojmë se Jack Smith ishte kryeprokuror i Gjykatës Speciale i cili kishte ngritur aktakuzë për krime të pretenduara të luftës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët janë për mëse katër vite duke u mbajtur në paraburgim në Hagë.