Pak para se të niste ndeshja Milan – Lazio, zbulohet e ardhmja e trajnerit

21:16 | 13 Prill 2019

Zbulohet e ardhmja e trajnerit.

Vetëm pak minuta përpara se të niste supersfida e të shtunës mes Milan dhe Lazio, e vlefshme për një vend në Champions League të sezonit të ardhshëm, drejtori sportiv i bardhekaltërve, shqiptari Igli Tare ka folur në mikrofonin e “DAZN”, në lidhje me të ardhmen e trajnerit Simone Inzaghi.

“E ardhmja e Inzaghit tjetër kund? Është një fantazi e futbollit dixhital. Ai ka një kontratë me Lazio dhe është më lazial se të gjithë. Përpara se të ndodhë… As që e mendojmë”, sqaroi drejtori sportiv i Lazio.

Komento: