
Ariana në shëtitje me vajzën e vogël, habitë me format trupore.
Këngëtari i mirënjohur, Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana, më 25 shtator janë bërë prindër për herë të katërt. Ata u bekuan me një vajzë që e pagëzuan me emrin Ana, shkruan rtv21.
Ariana sot ka dal në shëtitje bashkë me vajzën e vogël, ndërsa ka ndarë një fotografi me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Ndonëse, ka pak ditë që është bërë nënë, Ariana duket në formë të mirë trupore. Ajo shihet e veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona lëkure të zezë që shkëlqejnë, të kombinuar me një palë atlete të bardha.

Para disa ditëve, Ariana publikoi një fotografi familjare me një mbishkrim të veçantë.
“Pasuria më e madhe që unë kam, është familja ime”, ka shkruar Ariana krahas fotos në të cilën duket e lumtur pranë Ermalit dhe katër fëmijëve.

