Pakësohen protestuesit në ditën e tretë të bllokadës në Bërnjak – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pakësohen protestuesit në ditën e tretë të bllokadës në Bërnjak

19:35 | 22 Shtator 2021

Janë pakësua protestuesit në ditën e tretë të bllokadës në Bërnjak.

Automjetet po qëndrojnë në mes të rrugës në Bërnjak, në qëllim të ndalimit të qarkullimit, si shenjë proteste ndaj masës reciproke për targa të vendosura nga Qeveria Kurti.

Aty po qëndron njësia speciale operative dhe e intervenimit, ku po monitorojnë situatën dhe kanë marrë në kontroll të gjitha rrugët alternative.

Një grup i policisë po qëndron deri në 12 orë, dhe më pas po ndërrohet me grupin tjetër.

Kolona sot nuk është e gjatë, dhe numri i protestuesve po vazhdon duke u zvogëluar. Në kolonë janë disa serb lokal, të cilët thonë se po kujdesen për automjetet të cilat janë vënë për të bllokuar rrugën.

Ani pse policia ka ardhur deri afër protestuesve, ata nuk kanë hasur në provokime, ndryshe prej ditës së parë të protestës.

Policia e Kosovës ka nën kontroll të dy anët e rrugës ku po bëhet protesta.

Komento: