Pakoja e Zgjerimit 2021 i dorëzohet Glauk Konjufcës

11:41 | 20 Tetor 2021

Glauk Konjufcës i dorëzohet Pakoja e Zgjerimit 2021.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog i ka dorëzuar sot kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës Pakon e Zgjerimit 2021.

Pjesë e kësaj Pakoje është edhe Raporti për Kosovën.

“Ambasadori i BE-së Tomash Sunjog ia dorëzoi sot Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufcës Pakon e Zgjerimit 2021, dukë përfshirë Raportin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Szunyog këtë raport dje ua dorëzoi edhe kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

Komento: