Pal Lekaj: AAK në zgjedhjet e 9 Shkurtit do të jetë më e fuqishme se asnjëherë më parë

20:31 | 29 Shtator 2024
pal-lekaj:-aak-ne-zgjedhjet-e-9-shkurtit-do-te-jete-me-e-fuqishme-se-asnjehere-me-pare

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, thotë se partia e tyre në zgjedhjet e 9 Shkurtit do të jetë më e fuqishme si asnjëherë më parë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se dega e AAK-së në Zvicër është duke bërë një punë të jashtëzakonshme në rritjen e besimit dhe anëtarësimeve të reja, dhe se partia e tyre në zgjedhjet e 9 Shkurtit do të jetë më e fuqishme si asnjëherë më parë, shkruan Reporteri.net.

“Më 9 shkurt, diaspora do të bëjë ndryshimin në Kosovë. Jemi bashkë për një Kosovë ndryshe”, ka shkruar Lekaj.

Postimi i tij:

Diaspora fuqishëm në krah me Aleancën.

Sot në Bernë të Zvicrës, në një tubim madhështor, bashkë me Kryetarin Haradinaj dhe kolegët e tjerë të parisë, biseduam me diasporën, e cila me pjesëmarrjen e tyre tregoi që Aleanca në këto zgjedhje do të jetë më e fuqishme se asnjëherë më parë.

Dega e AAK-së në Zvicër është duke bërë një punë të jashtëzakonshme në rritjen e besimit dhe anëtarësimeve të reja.

Më 9 shkurt, diaspora do të bëjë ndryshimin në Kosovë. Jemi bashkë për një Kosovë ndryshe.

Komento: