Pal Lekaj nervozohet pas dështimit të votimit të Trustit: Qeveri zoti iu vraftë

17:34 | 23 Qershor 2022

Lekaj pas dështimit të votimit të Trustit: Qeveri zoti iu vraftë.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar pasi projektligji për tërheqjen e Trustit nuk kaloi në lexim të parë.

Ai në një postim ka shkruar: QEVERI, ZOTI IU VRAFTË!.

Ndryshe, sot kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bëri me dije se pro këtij projektligji kanë votuar 44 deputetë, 57 kundër dhe një ka abstenuar, ndërsa në sallë ishin të pranishëm 102 deputetë.

Projektligji për tërheqjen e Trustit ishte në rend dite edhe në seancën e djeshme, por pas mbylljes së punimeve shkaku i mungesës së kourumit, kjo pikë u shty për seancën e sotme.

Propozues i kësaj nisme është deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu.

Komento: