Palët do të takohen sërish këtë muaj

23:16 | 02 Maj 2023

Dialogu Kosovë-Serbi, palët do të takohen sërish këtë muaj.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas takimit të nivelit të lartë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se takime do të ketë sërish këtë muaj.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se emisari i BE-së për doaligun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do t’i ftojë shefat e grupit të negociatorëve dhe ekspertët e tyre, shumë shpejt në Bruksel, njofton Klan Kosova.

“Bisedimet duhet të vazhdojnë shpejt. Ne duhet të vazhdojmë që ta shtyjmë këtë proces përpara. E falënderoj Miroslav Lajçakun për punën e tij të rëndësishme. Ai do të ftojë kryenegociatorët dhe ekspertët në Bruksel shpejt”, tha Borrelli në këtë konferencë, duke iu referuar Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit.

Ai paralajmëroi edhe një takim të parë të Grupit të Përbashkët Monitorues për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit ku Kosovën në këtë grup e përfaqëson ambasadori ynë në Bruksel, Agron Bajrami, ndërsa Serbinë, kryenegociatori Petar Petkoviq.

“Ai do të nis diskutimet në takimin inaugurues me Grupin e Përbashkët Monitorues që u krijua në Marrëveshjen e Ohrit. [Edhe ky grup] Do të takohet këtë muaj, dhe të shpresojmë se do të jemi në gjendje të shmangim një eskalim që mund të çojë në një krizë të re dhe të rrezikojë zbatimin e marrëveshjes”, deklaroi Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Komento: