
Dastid Pallaska ka thënë se nuk është taksa problemi mes Albin Kurtit dhe SHBA-së.
Avokati i njohur, Dastid Pallaska ka thënë se nuk është taksa problemi mes kryeministrit në ikje, Albin Kurtit dhe SHBA-së.
“Problemi nuk është taksa, problem në raportet me kryeministrin është gënjeshtra e kryeministrit në ikje, siç u tha edhe mbrëmë në komunikatë. Kurti ka filluar të gënjejë sa i përket politikes amerikanë në raport me Kosovës”, ka thënë Pallaska.
“Ky është një problem që SHBA nuk mund ta tolerojë, andaj SHBA ishin shumë më të ashpra me ish-kryeministrin Ramush Haradinajn që e vendosi taksën dhe e mbajti atë me kokëfortësi për një kohë të gjatë se sa me Kurtin”, vazhdoi tutje ai.
Pallaska, konsideron se veprimet e Kurtit të mëvonshme për kinse rivendosje të raporteve ishin jo të mjaftueshme dhe të papërfillshme.