Pallaska thotë se Specialja është jashtë mandatit të saj: Kuvendi duhet t’ia vazhdojë

21:38 | 29 Tetor 2020

Pallaska ka thënë se Specialja është jashtë mandatit të saj.

Avokati Dastid Pallaska ka thënë se Gjykata Speciale e Hagës aktualisht është jashtë mandatit.

Kjo sepse, sipas tij, Speciales i ka skaduar mandati.

Pallaska thotë se mandati maksimal i kohëzgjatjes së këtyre institucioneve është pesë vjeçar.

“Sipas mendimit tim, mandati maksimal e kohëzgjatjes së këtyre institucioneve është pesë vjet”, është shprehur Pallaska.

“Gjykata Speciale kishte mandat 5-vjecar, tash është jashtë mandatit”, ka thënë Pallaska.

Megjithatë, ai beson se në kushtet aktuale Gjykatës Speciale duhet t’i vazhdohet mandati në Kuvend.

“Unë gjithashtu besoj se në kushtet aktuale, Kuvendi i Kosovës duhet t’ia vazhdojë mandatin Gjykatës Speciale”, shtoi Pallaska.

Komento: