Pallati i Drejtësisë vërshohet nga uji

12:55 | 30 Nëntor 2023

Në objektin “D” të Pallatit të Drejtësisë, në Departamentin për Krime të Rënda, ka shpërthyer një gyp i ujit, duke bërë që ky objekt të përfshihet nga uji.

Seancat në këtë Departament janë ndërprerë, në mënyrë që të largohen lëndët dhe të mos dëmtohen.

Në një pjesë të zyreve në këtë Departament, tashmë nuk ka energji elektrike, kurse gjyqytarët po largohen nga zyrat.

Punonjësit teknikë, po punonin për të evituar problemin.

“Betimi për Drejtësi” sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

Komento: