Pallati i Rinisë ndan nga 600 euro për secilin punëtor në fundvit

14:26 | 16 Dhjetor 2025
Pallati i Rinisë ndan nga 600 euro për secilin punëtor në fundvit

Bordi i Drejtorëve të Pallatit të Rinisë ka marrë vendim që të ndajë nga 600 euro për secilin punëtor, si shpërblim për kontributin dhe përkushtimin e treguar gjatë vitit 2025.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Bordit, duke u bazuar në performancën pozitive financiare të Ndërmarrjes. Kjo shumë përfaqëson një rritje krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa Bordi ka bërë të ditur se synimi është që, në vazhdën e përmirësimeve të vazhdueshme dhe standardeve të vendosura gjatë tre viteve të fundit, vlera e shpërblimit të rritet çdo vit.

Sipas Bordit të Drejtorëve, gjendja financiare e Pallatit të Rinisë është stabile dhe pozitive, me të hyra që kanë tejkaluar planifikimin vjetor për 16.35 për qind.

Komento: