Palmer arrin në Ambasadën e SHBA-së, do të qëndrojë tri ditë në Kosovë

10:29 | 31 Maj 2021

Matthew Palmer arrin në Ambasadën e SHBA-së, do të qëndrojë tri ditë në Kosovë.

Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit të SHBA-së Matthew Palmer ka arritur në Kosovë derisa është bërë e ditur se i njëjti do të qëndrojë në vend për vizitë tre ditore, raporton Gazeta Express.

Ambasada amerikane në Prishtinë përmes një shkrimi në profilin zyrtar në Twitter ka njoftuar për arritjen e Palmer.

Të njëjtit kanë thënë se Palmer është pritur nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

“Ambasdori Kosnett ka mirëpritur këtë mëngjes në ambasadën amerikane në Prishtinë zëvendësndihmës seketetarin e shtetit të SHBA-së që do të qëndrojë në një vizitë tre ditore në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ambasadës ku tutje bëhet e ditur se Palmer do të takhet me zyrtarët e shtetit të Kosovës.

Sot dhe nesër në Kosovë do të qëndrojnë Përfaqësuesit Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew A. Palmer.

Arsyeja e vizitës merret vesh se është përgatitja për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, përkatësisht përgatitja e takimit mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Komento: