Palmer i shkon në ‘konak’ edhe presidentit Thaçi

14:09 | 01 Nëntor 2019

Pas Ramush Haradinajt dhe Isa Mustafës, Matthew Palmer është takuar edhe me Hashim Thaçin.

Ka filluar takimi mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe përfaqësuesit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Para takimit me Thaçit, Palmer është takuar me liderin e LDK-së, Isa Mustafa dhe nënkryetaren, Vjosa Osmani.

Ndërkaq, sipas agjendës së tij, në orën 15;00, përfaqësuesi special i SHBA-ve për Ballkanin në Bibliotekën Kombëtare pritet të flas para studentëve dhe pjesëtarëve të shoqërisë civile.

Komento: