Palmer: SHBA e BE s’janë rivalë, vazhdon angazhimi në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

20:16 | 01 Korrik 2020

Palmer ka thënë se me BE-në nuk jemi rivalë, mbetemi të angazhuar në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, dhe Emisari Special evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak thanë sot se SHBA dhe BE nuk janë rivalë dhe kanë të njëjtat synime dhe vizione për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në një video-konferencë për “Dialogët ballkanikë, organizuar nga Concordia, Instituti East West (EWI) dhe Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike (BFPE), Palmer tha se SHBA mbetet e angazhuar në rajon për të siguruar qëllimin përfundimtar – normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ndërkohë, raportuesja e PE’së për Ballkanin Perëndimor, Viola von Cramon, ka thënë se pret që një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi të lidhet në vjeshtën e këtij viti kur do të mbahet konferenca e Parisit.

Komento: