Palmer thotë se mund të arrihet marrëveshja Kosovë – Serbi, Rusia e dëshiron një Ballkan të trazuar.
Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Mathhew Palmer, ka deklaruar se është i bindur se mund të arrihet një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe që SHBA-ja do ta mbështes një qeveri të Kosovës, e cila është e përkushtuar për dialog, dhe se Rusia dëshiron një rajon të bazuar në trazira dhe mosbesim.
“Një nga qëllimet tona kryesore është të mbështesim formimin e një qeverie në Kosovë e cila është e angazhuar për dialog, që do të thotë pezullimin e tarifave doganore dhe kthimin në tryezën e bisedimeve”, tha Palmer, në një intervistë për Televizionin Publik të Malit të Zi, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se bisedimet duhet të jenë më serioze dhe të çojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.
“Ideale do të ishte që kjo të jetë në bazë të njohjes së ndërsjellë. Vetëm pasi të dy palët të kthehen në tryezën e bisedimeve, ne do të jemi atje si partnerë në kërkim të një marrëveshje që do të jetë e pranueshme për të gjithë, e qëndrueshme dhe e drejtë dhe që do të ndihmojë Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së”, tha ai.
Ai shtoi se ishte e rëndësishme për të gjithë rajonin të zgjidhet kjo çështje [e Kosovës], por gjithashtu se nuk beson se mosmarrëveshjet midis Beogradit dhe Prishtinës mund të ndikojnë në rrugën evropiane të vendeve të tjera.
Palmer tha se “Rusët janë ‘në fuqi’ në Ballkanin Perëndimor” dhe se SHBA ka një pikëpamje esencialisht të ndryshme për rajonin, krahasuar me Rusinë.
“Ne e shohim Ballkanin Perëndimor si anëtar të familjes së vendeve perëndimore, të integruar në institucionet euro-atlantike, si vende në të cilat bashkëpunohet në bazë të rregullave dhe normave. Rusët kanë treguar se ata duan një rajon të bazuar në trazira dhe mosbesim. Mendoj se kë të e kemi parë më qartë në Mal të Zi, kur rusët mbështetë n grushtin e shtetit të vitit 2016, që ishte një veprim i egër për të mos lejuar që Mali i Zi të shkonte drejt NATO-s dhe Perëndimit”, tha ai.