Pamje: Aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” – minibusi i rrotulluar, dy autoambulanca në vendin e ngjarjes

15:52 | 06 Tetor 2024
pamje:-aksidenti-ne-autostraden-“ibrahim-rugova”-–-minibusi-i-rrotulluar,-dy-autoambulanca-ne-vendin-e-ngjarjes

Disa persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku ndërmjet një veture dhe një minibusi me targa të huaja në autostradën “Ibrahim Rugova” mëngjesin e sotëm.

Në një video të publikuar nga Klan Kosova shihen dy autoambulancë në vendin e ngjarjes, ndërsa televizioni raporton për 10 të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha i tha Gazetës Express paraprakisht se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 07:00 në Autostradën,,Ibrahim Rugova” Prizren – Veri eshte shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore në mes të një veture me targa vendore dhe një Minibusi me targa te huaja. Sipas informatave të para nga njesitet në vendngjarje dyshohet për disa persona të lënduar te cilet jane derguar per trajtim mjeksor”, tha Hoxha në një përgjigje me shkrim.

Ai tha se për aksidentin u njoftua prokurori dhe se njësitet kompetente policore janë duke i hetuar shkaqet e aksidentit

Komento: