Pamje e rrallë nga takimi i presidentit Rugova me shokë

11:30 | 20 Janar 2021

Publikohet një fotografi e rrallë e Presidentit Rugova.

Një fotografi e rrallë është publikuar në prag të 15 vjetorit të vdekjes së Presidenti Ibrahim Rugova, raporton Express.

Fotografia është shkrepur për festën e Vitit të Ri në lokalet e gazetës së përditshme “Rilindja”, më 31 dhjetor 1969 dhe 1 e 2 janar 1970, gjatë një bisede për letërsinë të gazetarit e redaktorit Gani Bobi.

Në fotografi, janë redaktori i Rilindjes Gani Bobi (tashmë i ndjerë) në bisedë me letrarët Ibrahim Rugova, Musa Ramadani dhe Nexhat Halimi.

Presidenti Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar 2006 në Prishtinë pas kancerit në mushkëri.

Komento: