Pamje emocionuese: Motër e vëlla presin të përqafuar nxjerrjen e motrës tjetër nga rrënojat

11:46 | 27 November 2019

Motër e vëlla presin të përqafuar nxjerrjen e motrës tjetër nga rrënojat.

Ditën e djeshme, 30-vjeçarja Diena Meçaj humbi jetën në spital, pasi u nxor e gjallë nga rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës. Meçaj humbi edhe vajzën 8-vjeçare në rrënoja.

Ndërsa ditën e sotme po punohet për nxjerrjen e nënës së Dienës, Roza Meçaj, e cila ndodhet në rrënoja.

Vëllai dhe motra e Rozës, të përqafuar, presin të dalë e gjallë motra e tyre, ndërkohë babai i Dienës është i plagosur.

Familja Karanxhaj ka pësuar një tragjedi te vërtetë, duke qenë se pak kohe më parë Diena kishte humbur bashkëshortin.

Deri tani raportohet për 29 persona të vdekur dhe mbi 650 të plagosur.

Komento: