Koronavirusi ka bërë që edhe Superliga e Kosovës t’i pezullojë ndeshjet.
Kanë kaluar një muaj që kur futbolli në Kosovë është pezulluar.
Futbolli në vendin tonë aktualisht është i pezulluar deri në një datë të pacaktuar, për shkak të shpërthimit të koronavirusit, shkruan blic.
Siç duket suspendimi i garave i ka bërë mirë stadiumeve, e më së shumti atij në kryeqytet, pasi ka marrë formë të mrekullueshme.
Fusha në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ është pothuajse e mrekullueshme, pasi mos zhvillimi i ndeshjeve ka bërë që terreni të rigjenerohet.
Më poshtë keni pamjet më të fundit nga stadiumi mitik, ‘Fadil Vokrri’: