Pamje: Kështu duket rruga nga Liqeni i Ujmanit e deri në Bërnjak

14:58 | 22 Shtator 2021

Janë bërë tre ditë që kur ka hyrë në fuqi masa e reciprocitetit për targat e automjeteve që hyjnë nga Serbia në Kosovë.

Forcat Speciale të Policisë së Kosovës janë vendosur në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, për të siguruar zbatimin e kësaje mase.

Por, banorët serb të veriut të Kosovës si rezultat i pakënaqësisë e kanë bllokuar rrugën që shpie në pikat kufitare.

Në media janë publikuar pamje nga Liqeni i Ujmani e deri tek protesta afër Bërnjakut.

Rruga në këtë pjesë është e zbrazët.

Situata është e qetë dhe pa ndonjë zhvillim.

Komento: