
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka gjuajtur me vezë në drejtim të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, në seancën e sotme ku Kurti sërish s’dha emër për kryetar parlamenti, sipas rendit të ditës.
Përveç Kadrijajt, aty u përfshinë edhe deputetë të Vetëvendosjes, të cilët provuan ta ndalin Kadrijajn.
Në mbrojtje të saj dolën deputetë të Aleancës të cilët u panë duke u shtyrë.
Gjatë këtij kaos, Kurti u pa duke qëndruar i ulur në karrigen e tij të deputetit.