Pamje kur polici i Njësisë Speciale godet kameramanin kosovar që po mbulonte protestën e PSD-së

16:10 | 29 Nëntor 2023
pamje-kur-polici-i-njesise-speciale-godet-kameramanin-kosovar-qe-po-mbulonte-protesten-e-psd-se

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova është duke qëndruar në Kosovë. Ardhjen e saj e kanë kundërshtuar arkivistët e PSD-së, të cilët edhe kanë hedhur tymues e janë përleshur me Policinë e Kosovës para hotelit ku ishte planifikuar ngjarja e Trëndafilovës.

Në gjithë tollovinë e krijuar, një pjesëtar i njësisë speciale të Policisë së Kosovës shihet teksa e godet nga prapa kameramanin e “Gazeta Blic”, Arsim Rexhepin.

Vetë gazeta e ka denoncuar një veprim të tillë të pjesëtarit të Policisës së Kosovës.

Komento: