Republika e Kosovës po e shënon 20 vjetorin e çlirimit dhe hyrjen e forcave të NATO-s.
Tani ka nisur edhe ceremonia e këtij manifestimi e cila duket shumë e veçantë.
Në pamje shihet logoja e NATO-s ku edhe janë ulur mysafirët e ftuar në ceremoni.
Aty po merr pjesë edhe ish-Presidenti Bill Clinton, ish-Sekretarja e shtetit, Medeleine Albright, ish-Presidenti Stipe Mesiç e shumë të ftuar të tjerë nga vendet mike të Kosovës. /ORAinfo/