Pamje madhështore: Paragllajdistët fluturojnë mbi kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz

13:37 | 28 Nëntor 2020

Dy paragllajdistë kanë fluturuar sot mbi kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ky aktivitet është pjesë e festimeve të sotme për Ditën e Flamurit, daljen publike për herë të parë të UÇK-së dhe Ditëlindjen e heroit kombëtar, Adem Jashari.

“Pamje e jashtëzakonshme dhe madhështore nga fluturimi i paragllajdistëve mbi Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Lavdi dëshmorëve të Lirisë!”, u shprehë Bekim Jashari në postimin e tij.

Komento: