Pamje nga aksidenti ku vdiq 35-vjeçari në dalje të Prishtinës, Policia jep detaje për rastin

10:04 | 05 January 2023

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Kjo e fundit ka bërë të ditur se informata lidhur me aksidentin ishte pranuar në mëngjesin e hershëm të së enjtes

Ka vdekur një 35-vjeçar si pasojë e një aksidenti në Çagllavicë, të enjten në ora 04:40 të mëngjesit.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës. Kjo e fundit ka thënë se automjeti i përfshirë ishte një me targa të huaja.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshië një automjet (me targa të huaja). Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person, i cili nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i viktimës: A.A mashkull, 35 vjeç”, ka treguar Ahmeti.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut.

Komento: