Pamje nga aksidenti në hyrje të autostradës Ibrahim Rugova ku mbeti e vdekur një grua

11:21 | 05 Mars 2023

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën Ibrahim Rugova.

Në aksidentin në mes të dy veturave sipas policisë ka humbur jetën një grua, dhe kanë mbetur të lënduar katër persona të tjerë.

Aksidenti raportohet se ka ndodhur në ora 21 e 45 minuta.

“Me datën 04.03.2023 rreth orës 21:45 ne Autostraden Ibrahim Rugova ne hyrje-dalje Mazgit-Fushë Kosove eshte shkaktuar nje aksident trafiku me fatalitet, ku raportohet se nje person (femer) ka humbur jeten, dhe 4 persona te tjere kane marr lendime trupore”.

“Të involvuara ne kete aksident jane dy automjete. Ne vend ngjarje ka dal njesia e hetimeve, drejtori i divizionit rrugor te PKs dhe eshte njoftuar prokurori kujdestar i cili ka dal poashtu ne vend ngjarje dhe hetimet për te identifikuar shkaqet e ketij aksidenti jane duke u kryer nga kompetentet”, ka bërë të ditur përmes një komunikate zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Në këtë komunikatë Policia bën të ditur se aksidentet me pasoja fatale kane qene teper shqetsuese kohet e fundit, andaj per te shmangur humbjen e jeteve njerzore bëhet thirrje për kujdes më të madh dhe respektim të ligjit në trafik.

Komento: