Pamje nga aksidenti në Prishtinë, aty ku mbetën të lënduar pesë persona

11:34 | 06 Qershor 2021

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi sot në lagjen Pejton të Prishtinës.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar pesë persona.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura, ndër në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente.

“Rreth orës 10:30, në udhëkryqin e rrugëve “Ukshin Hoti”-“Robert Doll” , në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Komento: