
Një dasmë është duke u zhvilluar sonte (e diel) në Big Brother VIP Kosova 4.
Klodian Mihaj dhe Elijona Binakaj i kanë thënë ‘PO’ njëri-tjetrit duke kurorëzuar dashurinë e tyre në këtë format.
Dyshja kanë kryer të gjitha procedurat e dasmës dhe atmosfera e zjarrtë veçse ka filluar.

Ndonëse u kërkua vazhdimisht, të njëjtit nuk shkëmbyen puthje në buzë.
Përveç banorëve, të pranishëm janë edhe opinionistet Leonora Jakupi e Olta Gixhari si dhe Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Elijona po shkëlqen në fustan të bardhë nusërie, kurse Klodi po ashtu duket elegant bardh e zi.
Ndërkaq, këngëtarja Yllka Kuqi po përkujdeset për atmosferën në dasmë.
