Pamje nga droni në Jarinje, kjo është situata në veri

11:42 | 21 Shtator 2021

Situata në veri, pamje nga droni në Jarinje.

Qeveria e Kosovës dje nisi me zbatimin e reciprocitetit për targa duke vënë targa të përkohshme për veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territor të Kosovës.

Që dy ditë, qytetarë serbë kanë bllokuar rrugët që çojnë në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.

Ata e kanë kaluar natën atje, ndërsa rruga është e bllokuar me kamionë dhe vetura.

Komento: