
Janë publikuar pamje të fshatit Semetisht të Suharekës, pas vërshimeve si pasojë e reshjeve të dendura.
Bazuar në këto pamje, fshati është përmbysur nga ujërat, teksa shtëpitë, fushat e oborret shihen nën ujë.
Gjendje e rënduar si pasojë e të reshurave është raportuar edhe në Gjakovë, Skenderaj, Drenas, Rahovec e komuna të tjera.