
Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka festuar sot (e mërkurë) ditëlindjen e saj të 40-të, një përvjetor jubilar që e ka shënuar me një festë private mes miqsh dhe të afërmve.
Në festë kanë qenë të pranishëm edhe disa ish-banorë të edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, të cilët kanë kaluar mbrëmjen në një atmosferë festive dhe të kuruar deri në detaj.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, Morina është shfaqur elegante me një fustan të kuq.
E gjithë dekori i ambientit ka qenë gjithashtu i konceptuar në ngjyrë të kuqe, duke i dhënë festës një stil të veçantë.
Në këtë ditë, ajo ka marrë edhe një dhuratë luksoze: një unazë nga marka e njohur Tiffany & Co. me vlerë mbi 3 mijë euro.
Nuk është bërë e ditur se nga kush e mori unazën apo nëse pati një propozim.
Festa dhe momentet nga ditëlindja e saj janë shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, duke tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave rozë.
