Pamje nga momenti kur u prangos redaktorja malazeze që shpifi për ROSU-n

23:32 | 05 January 2020

Gazetarja Gjikanoviq u thirr në ambientet e policisë së Podgoricës rreth orës 02:00, ku inspektorët u këshilluan me kryeprokurorin.

Gazetarja e portalit FOS media Anxhela Gjikanoviq (26) është prangosur për shkak të veprës penale shkaktim paniku dhe trazira në Mal të Zi.

Ajo do të sillet sonte më vonë në ndërtesën e ODT Podgorica, ku prokurorja Ana Kalezic do ta dëgjojë dhe pas kësaj do të dihet nëse do të mbahet në arrest.

“Pas seancës dëgjimore, Prokurori i Përgjithshëm do të vendosë për veprime të mëtejshme,” thuhet në deklaratën e ODT.

Policia tha në një deklaratë se dyshohet se Gjikanoviq, si redaktore përgjegjëse e FOS media, ishte autorja e një teksti të rremë të botuar në këtë portal me titullin “FOS zbulon: Anëtarët e ROSU në dispozicion të Malit të Zi për Ditën e Krishtlindjes”.

“Teksti i diskutueshëm thotë se ‘rreth 250 pjesëtarë të ROSU – Forcave Speciale të Kosovës do t’i bëjnë të disponueshëm për autoritetet malazeze të sigurisë në ditën e protestës në Podgorica, të planifikuar për nesër”, duke shkaktuar panik në publik përmes lajmeve të rreme në media”, thuhet në deklaratë.

Teksti i diskutueshëm u botua rreth orës 11.00, dhe gjysmë ore më vonë erdhi mohimi i Qeverisë së Malit të Zi, duke thënë se portali FOS kishte botuar lajme të rreme se një njësi speciale e Kosovës ishte angazhuar për të monitoruar mitingjet në Podgoricë.

“Ky informacion i rremë ka për qëllim të shqetësojë publikun dhe të shkaktojë trazira. Qeveria po i kërkon Prokurorisë të përgjigjet urgjentisht, “thuhet në deklaratën e Qeverisë së Malit të Zi.

Gazetarja Gjikanoviq u thirr në ambientet e policisë së Podgoricës rreth orës 02:00, ku inspektorët u këshilluan me kryeprokurorin.

Menjëherë pas njoftimit, portali FOS tërhoqi tekstin e diskutueshëm dhe më pas redaksia kërkoi falje për lajmet e rreme.

Avokati Srgjan Ljeskoviq konfirmoi për “Vijesti” se gazetarja e kishte punësuar, por që ai nuk kishte qenë me të në seancë pasi nuk ishte në Mal të Zi.

Komento: