Në Strasbourg është nënshkruar ligji i ri për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Pjesë e kësaj ceremonie ishtë kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe ministrja suedeze e BE-së që përfaqëson presidencën e Këshillit të BE-së, Jessika Roswall, ndërsa nga Kosova zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.
Në Parlamentin Evropian dje është miratuar vendimi final mbi liberalizimin e vizave për Kosovën.
Miratimi i vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.
20 ditë pas nënshkrimit, vendimi publikohet në gazetën zyrtare, për të hyrë në fuqi më 1 janar 2024, atëherë kur dhe funksionalizohet sistemi ETIAS.