Vetura të zhytura në ujë dhe shtëpi të shkatërruara, pamje nga përmbytjet në Gjermani.
Të paktën 30 persona janë zhdukur pas disa përmbytjeve masive në Gjermani, në qytetin perëndimor të Schuld, Rheinland-Pfalz.
Vërshimi i ujërave shkatërroi 6 shtëpi dhe dëmtoi 25 të tjera. Autoritet thanë se reshjet e mëdha të shiut bënë që lumenjtë lokalë të dalin nga shtretërit e tyre, duke përmbytur krejtësisht zonën.
Policia tha se situata në qytetin e përmbytur mbetet e paqartë ndërsa autoritetet gjermane po i nxisin njerëzit të qëndrojnë në shtëpi gjatë emergjencës.