Pamje nga të shtënat me armë zjarri pranë qendrës së votimit në Komoran

15:58 | 12 Tetor 2025

Pas një përleshjeje fizike mes disa personave, janë raportuar edhe të shtëna me armë zjarri pranë shkollës “Xheladin Gashi” në Komoran, ku është e vendosur një qendër votimi.

Sipas pamjeve të siguruara, një veturë është qëlluar me armë zjarri në afërsi të objektit shkollor. Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë sqaruar plotësisht.

Policia nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar lidhur me incidentin apo për të dyshuarit e përfshirë.

Komento: