Pamje nga telefonatat me Piolin dhe nga festa e Milanit pas fitores

19:09 | 29 Nëntor 2020

Pamje nga festa e lojtarëve të Milanit

Milani e ka mposhtur 2-0 Fiorentinën në San Siro.

Franck Kessié dhe Alessio Romagnoli shënuan për fitoren e Kuqezinjve, që vazhdojnë të kryesojnë në Serie A, tani me 23 pikë pas nëntë ndeshjeve.

Menjëherë pas takimit, portieri Gigi Donnarumma, telefonoi me videocall trajnerin Stefano Pioli, që vazhdon të jetë i izoluar në shtëpi për shkak të Covid-19 dhe pret që të dalë tamponi negativ pas dy javësh.

Ndërkohë, lumturia e tij është e madhe për një Milan që sot zbriti në fushë pa Ibrahimovic, Leao, Bennacer dhe Castillejo, përveç se ka ende jashtë Musachion si alternativë në mbrojtje.

Megjithatë, arriti fitorja dhe gëzimi i trajnerit u nda edhe nga Franck Kessie dhe Tonali.

Derisa Ibrahimovic ishte gjithë kohës duke bërtitur nga tribuna duke shtyrë ekipin, lider i vërtetë.

Komento: