Pamje nga tërheqja e autobusit ku mbetën të vdekur 12 persona, pjesa e përparme e tij krejtësisht e shtypur

16:50 | 06 August 2022

Mediumi kroat Jutarjni ka bërë të ditur se një vinç i madh e ka larguar autobusin që kishte rënë në një kanal e ku vdiqën 12 persona mëngjesin e sotëm.

Sipas këtij mediumi e tërë pjesa e përparme e autobusit që bartte pelegrinë polakë ishte e shtypur transmeton Gazeta Express.

Sipas të dhënave të deritanishme, 12 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.

19 nga ta janë të lënduar rëndë kurse 13 të tjerë lehtë.

Në këtë udhëtim, të organizuar nga grupi katolik, Vëllazëria e Shën Jozefit, kanë qenë edhe tre priftërinj dhe gjashtë murgesha.

Ata kanë qenë duke udhëtuar në Megjugorje, ku gjendet një vend i shenjtë katolik në Bosnje-Hercegovinë.

Aksidenti ka ndodhur në orën 05:40 të mëngjesit të së shtunës në verilindje të Zagrebit.

Komento: