Pamje nga vendi i ngjarjes në Podujevë ku u shtie me armë zjarri

14:26 | 28 Janar 2026
pamje-nga-vendi-i-ngjarjes-ne-podujeve-ku-u-shtie-me-arme-zjarri

Një person është arrestuar në Podujevë, pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar si pasojë e të shtënave.

“Rreth orës 13:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në  rrugën ”Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar”, tha ajo.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.

Komento: