
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në fshatin Kijevë të Malishevës.
Sipas burimeve të Express brenda policisë, viktima është rreth moshës 60 vjeçare derisa i dyshuari për vrasjen rreth moshës 37-38 vjeçare. Motivi dyshohet se ka qenë për çështje pronësore.
Pas daljes në vendin e ngjarjes, është gjetur një person i moshës madhore që dyshohet se ishte pa shenja jete, raporton Express.
Këto janë pamjet nga vendi ku dyshohet se ka ndodhur krimi.