
Një person është plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri sonte rreth orës 20:15, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe e ka rrethuar me shirita pjesen ku u krye plagosja.
Front Online ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
