Pamje prekëse: Ronaldo qan gjatë intonimit të himnit të Portugalisë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pamje prekëse: Ronaldo qan gjatë intonimit të himnit të Portugalisë

17:43 | 24 Nëntor 2022

Cristiano Ronaldo është parë teksa qan gjatë intonimit të himnit të Portugalisë, para ndeshjes me Ganën në Kampionatin Botëror.

Lojtari u dëgjua të këndonte zëshëm, teksa u vërejt që kishte shumë emocione.

Tashmë përballja ka filluar dhe pesë herë fituesi i “Topit të Artë” do të synojë që çështjet që e preokupuan me Manchester United t’i lërë anash.

Më poshtë gjeni videon ku portugezi shihet me lot në sy.

Komento: