Isa Mustafa është rizgjedhur për herë të tretë kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lideri i LDK-së u pa i shoqëruar nga djali i tij që po e ndihmonte të ecte.
Pas zgjedhjes kryetar, anëtarë u afruan tek tavolina e Mustafës për ta uruar.
Ajo që ra në sy, ishte momenti kur Vjosa Osmani u afrua dhe ia uroj fitoren Isa Mustafës.
Vlen të kujtojmë që në vitin 2015-të, Osmani kishte pasur mosmarrëveshje me Mustafën. Por duket se marrëdhëniet e tyre janë rregulluar.
Isa Mustafa u zgjodh Kryetar i LDK-së me shumicë votash.
Ky do të jetë mandati i tretë i tij në krye të partisë.