
Pamje të rënda emocionale janë parë gjatë varrimit të Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra me sëpatë nga ish-kunati i saj në Pejë.
Në mesin e të pranishmëve ishte edhe djali i saj, Aniku, i cili shihet teksa lutet për shpirtin e nënës së tij.

Pamjet nga ceremonia e varrimit janë prekëse, ndërsa humbja e Arlindës ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët dhe të afërmit e saj.
Arlinda Zekaj dyshohet se u vra nga ish-kunati i saj, ndërsa rasti ka tronditur opinionin publik.