Pamje shokues, kështu duket ‘Çernobili’. 33 vjet pas katastrofës

14:21 | 30 Maj 2019

Janë bërë 33 vjet nga fatkeqësia e ‘Çernobilit’.

Plot 33 vite kanë kaluar qëkur qyteti ukrainas Pripjat është shndërruar në “qytet fantazmë”

Hiq më pak vëmendje, ndoshta madje edhe më shumë për shkak të serialit “Çernobil”, i cili po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet, po zgjon katastrofa e cila ka ndodhur në vitin 1986.

Para do kohe në YouTube është shfaqur videoja e qytetit të braktisur, e cila është bërë me dron, ndërsa autor i saj është Voren Urbesking. Ai, me anë të dronit, ka zhiruar pamje rrëqethëse të ndërtesa të zbrazëta, spitaleve, shkollave, parqeve për argëtim të shkatërruara e të harruara.

https://www.youtube.com/watch?v=PgyhipdpgPo

Një varg shpërthimesh në centralin nuklear Çernobil kanë ndodhur më 26 prill para 33 vitesh. Kjo katastrofë konsiderohet si njëra prej katastrofave më të mëdha ekologjike në histori.

Evakuimi i popullatës nuk ka filluar menjëherë, por pas dy ditësh nga një varg shpërthimesh në central. Mbi 100.000 banorë janë evakuuar nga Pripjati, ndërsa pasojat e rrezatimit i kanë ndjerë me miliona njerëz.

Së paku 500.000 njerëz nga gjithsej dy milionë të shpallur viktima të kastrofës deri tash kanë vdekur. në disa nga vitet e para pas shpërthimit kanë vdekur 350.000 njerëz, të gjithë nga kanceri, ndërsa shkalla e sëmurjes ka qenë edhe tru herë më e madhe se te popullata tjetër, transmeton 24sata. hr.

Komento: