Pamje të aksidentit mes tri automjeteve që përfundoi me fatalitet

21:08 | 21 Tetor 2024
pamje-te-aksidentit-mes-tri-automjeteve-qe-perfundoi-me-fatalitet

Sonte në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet me të paktën tri automjete të përfshira.

Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës nuk ka treguar numrin e viktimave, duke thënë se për detaje tjera do të njoftohen mediat me kohë.

Konfirmimi i tij i plotë:

Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore.

Ne vendin e aksidentit kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipe tjera. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti të rendë.

Pamje ka publikuar RTV Besa:

Komento: