Pamje të aksidentit që ia mori jetën 24-vjeçares: Vetura u përplas në murin e nënkalimit

14:55 | 21 Korrik 2026
pamje-te-aksidentit-qe-ia-mori-jeten-24-vjecares:-vetura-u-perplas-ne-murin-e-nenkalimit

Vetura me të cilin po udhëtonte 24-vjeçarja Rea Raka, e cila humbi tragjikisht jetën të martën, u përplas në murin mbrojtës të një nënkalimi në fshatin Komoran, tregojnë pamje të publikuara nga kamerat e sigurisë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë.

Tre persona të tjerë, të cilët po udhëtonin me 24-vjeçaren, pësuan lëndime trupore dhe u dërguan për trajtim në Qendrën Klinike Universitare.

Pamjet nga kamerat e sigurisë, ndonëse nuk tregojnë qartësisht momentin e aksidentit, japin detaje për lëvizjet e automjetit deri te përplasja. Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, vetura godet murin mbrojtës të nënkalimit.

Pamjet mund t’i shihni në KËTU.

Pamje të tjera të pas aksidentit, të publikuara nga Radio Televizioni i Kosovës, tregojnë dëmtime të rënda në pjesën e përparme të veturës.

Komento: