Pamje të dhimbshme, kështu po varrosen viktimat e koronavirusit në New York

08:51 | 10 Prill 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në gjithë botën.

Shteti i New Yorkut tani ka më shumë raste me koronavirus se çdo vend tjetër jashtë SHBA-ve.

Numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 u rrit për 10,0000 gjatë ditës së djeshme duke e çuar numrin e të prekurve në 159,937.

Kjo shifër ka bërë që New Yorku ta tejkalojë Spanjën që ka 153,000 raste dhe Italinë që ka 143,000 raste.

Kina, ku edhe u shfaq virusi vitin e kaluar, ka raportuar 82,000 raste.

SHBA-ja në tërësi ka regjistruar 462,000 raste dhe gati 16,500 vdekje. Në gjithë botën janë regjistruar 1,6 milionë raste me Covid-19 dhe 95,000 vdekje.

Derisa New Yorku prin në botë me numrin e rasteve me koronavirus, shifra e vdekjeve prej 7000 e radhitë atë pas Spanjës që ka regjistruar 15,500 vdekje dhe Italisë që mban rekordin e zi me 18,000 vdekje.

Këto janë fotografitë e punëtorëve që shihen të veshur me veshje speciale mbrojtëse derisa varrosin shumë arkivole në një varr masiv në New York.

Komento: