Prishtina është tronditur nga një aksident i rëndë trafiku që ndodhi pak orë me parë, ku u lënduan disa persona nga goditja e një kamioni.
Kanë dalë pamjet e para me video nga aksidenti i ndodhur në Prishtinë ku tre persona mbeten të lënduar.
Kamioni i kompanisë “Pastrimi” nuk ka mundur të frenonte dhe për pasojë është përplasur me disa vetura.
Sipas policisë në aksident kanë qenë të përfshira nëntë vetura dhe një kamion.
Rruga “Agim Ramadani” ka qenë e bllokuar totalisht derisa janë larguar të gjitha automjetet e aksidentuara nga vendi i ngjarjes.